Loading…

Prokuroria e Gjilanit tregon pse u lirua zyrtari i VV’së që u akuzua për dhunimin e të miturës

  • 07/11/2021 | 12:39

Prokuroria e Gjilanit tregon pse u lirua zyrtari i VV’së që u akuzua për dhunimin e të miturës

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka thënë se zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Bislim Bislimaj, i cili u akuzua për dhunimin e një të mirure, i është ndërprerë ndalimi 48 orësh.


Sipas Prokurorisë, ekzaminimi gjinekologjik i të miturës ka konstatuar se ajo s’ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga Bislimaj. Rrjedhimisht, Prokuroria thotë se nuk ka pasur më dyshim të arsyeshëm se zyrtari i LVV-së e ka kryer këtë vepër penale.

“Pas paraqitjes së kësaj situate, me qëllim të ndriçimit të kësaj ngjarje, me urdhër të prokurorit kujdestar, e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, personi me inicialet B.B. është ndaluar për 48 orë me dyshimin e veprës penale ‘’Dhunimi’’, mirëpo pas marrjes së raportit mjekësor tek e mitura nuk janë konstatuar dëmtime traumatike dhe patoligjike, pra sipas ekspertëve mjeko ligjor e dëmtuara nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga personi në fjalë dhe as nga persona të tjerë. Pas pranimit të raportit gjinekologjik dhe ndërmarrjes së veprime tjera hetimore, Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të njëjtit e ka ndërprerë masën e ndalimit 48 orësh, pasi nuk ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer këtë vepër penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Prokuroria thotë se rasti i 12-vjeçares është raportuar më 4 nëntor në stacionin policor në Viti, por jo për dhunim.

“Në vazhdim të hetimeve lidhur me këtë ngjarje, e mitura më 05 Nëntor 2021, kishte telefonuar familjarët e saj, duke iu treguar se gjendet në qytetin e Vitisë, ku për shkak të moshës së mitur 12 vjeç, e njëjta është dërguar dhe intervistuar në Qendrën për Punë Sociale dhe aty nuk kishte dhënë asnjë deklaratë se është keqtrajtuar seksualisht”, thotë Prokuroria.

Sipas informacioneve që i jep organi i akuzës, akuzat për dhunim ndaj zyrtarit të LVV-së ishin ngritur nga prindërit e 12-vjeçares.

“Në po të njëjtën ditë rreth orës 14:00 në stacionin policor në Viti, janë paraqitur përsëri prindërit e të miturës, me dyshimin se vajza e tyre ishte keqpërdorur seksualisht nga personi me inicialet B.B”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë