Loading…

Prokuroria jep detaje: Si e dhunoi 23 vjeçari të miturën në një motel në Kamenicë

  • 16/11/2019 | 16:16

Prokuroria jep detaje: Si e dhunoi 23 vjeçari të miturën në një motel në Kamenicë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje rreth rastit të para dy ditëve, ku një 23 vjeçar, M.K, dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur, në një motel në Kamenicë. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, shkruan Gazeta Metro.


Siç bëhet e ditur nga Prokuroria përmes një komunikate, çdo gjë filloi në fshatin Rogoqicë, të komunës të Kamenicës, ku edhe janë takuar dy personat në fjalë.

Më pas, M.K e ka dërguar të miturën në një motel, me ç’rast e ka detyruar të kryejë mardhënie pa dëshiren e saj.

“Ekziston dyshimi i bazuar, që më 14 nëntor 2019, i dyshuari M.K. (1996), në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, e ka takuar të dëmtuarën e mitur, e cila ka hypë në veturën e tij dhe janë nis në drejtim të Gjilanit, me ç’rast janë ndaluar në një motel në hyrje të qytetit, ku i dyshuari duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme dhe të pa mbrojtur, e ka detyruar që të kryej akt seksual, pa pëlqimin e saj”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë