Loading…

Prokuroria ka marrë gjashtë persona në intervistë për vdekjen e Art Kurtit

  • 02/05/2018 | 17:09

Prokuroria ka marrë gjashtë persona në intervistë për vdekjen e Art Kurtit

Gjashtë persona deri më sot janë intervistuar si dëshmitarë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, për rastin e Art Kurtit. Njëri prej tyre është personi që ia huazoi veturën brenda së cilës javën që shkoi u gjet i vrarë me një plumb në kokë ish-aktori i serialit “O Sa Mirë”, në fshatin Goden të Gjakovës.


Prokuroria Themelore e Gjakovës po vazhdon hetimet në rastin e Art Kurtit, ish-këshilltarit për rini, i Kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.

Një javë pas, hetuesit kanë intervistuar gjashtë persona, në cilësinë e dëshmitarëve në lidhje me vrasjen e ish-aktorit të njohur, që sipas dyshimeve të para u cilësua si vetëvrasje.

Intervistimin e këtyre personave e ka konfirmuar për Gazetën Express kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.

“Deri më tani nga ana e hetuesve janë intervistuar gjashtë persona si dëshmitar për rastin e Art Kurtit. Asnjëri prej tyre për momentin nuk është i dyshuar. Por ne vetëm i kemi dëgjuar deklaratat e tyre rreth çështjes së Artit. Ne jemi duke i vazhduar hetimet”, tha ai të mërkurën pasdite.

Në mesin e të intervistuarve është edhe personi që ia huazojë Art Kurtit veturën, brenda së cilës u gjet i vrarë me një plumb në kokë, të martën e javës së shkuar, në vendin e njohur si “Kodra e Zabelit” në fshatin Goden të Gjakovës.

“Pas autopsisë do të vazhdojmë me ekzaminime të tjera balistike, të armës si dhe plumbit që dyshohet se është përdor në rastin konkret”, ka shtuar tutje kryeprokurori gjakovar.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë