Loading…

Prokuroria ka nisur hetimet kundër kryetarit të Novobërdës, dyshohet për keqpërdorim detyre

  • 05/11/2018 | 17:30

Prokuroria ka nisur hetimet kundër kryetarit të Novobërdës, dyshohet për keqpërdorim detyre

Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka nisur hetimet kundër kryetarit të Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq.

Ai dyshohet se i ka tejkaluar kompetencat ligjore, kur i kanë dhënë në shfrytëzim territorin e komunës Shoqatës së Gjuetarëve “Kalaja”.

Në një aktvendim për fillimin e hetimeve të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se Ivanoviq i ka mundësuar kësaj kompanie përfitim prej 12 mijë euro, duke i shkaktuar dëme në anën tjetër komunës së Novobërdës.

Prokurori që ka nisur hetimet ndaj këtij rasti është Arben Ismajli.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datën 15.11.2017, në kohë të pacaktuar, në Novebërdë, i pandehuri Svetisllav Ivanoviq, si person zyrtar në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Novobërdës, me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm pasuror për personin juridik, Shoqata e Gjuetarëve ‘Kalaja’, në Novëberdë dhe shkaktim i dëmit të komunës së Novebërdë si dhe ka shkelur seriozisht të drejtat e personit juridik ‘Ujku’, në të mënyrë në kundërshtim më ligjin nr.02/L-53 dh udhëzimin e administrativë 10/2007, si dhe venimin e dt.07.11.2017 të Drejtorisë Qendrore të Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë”, thuhet fillimisht në aktvendimin e Prokurorisë.

Gjithashtu kryetari i Novobërdës dyshohet se i ka dhënë kompanisë “Kalaja” një zyrë në objektin e komunës, duke dëmtuar buxhetin.

“Ai ka nxjerrur njoftimin me nr.08/666, ashtu që për vitet 2017/2018, së Shoqatës së Gjuhëtarëve ‘Kalaja’, i ka dhënë në shfrytëzim dhe menaxhim tërë territorit e komunës së Novobërdës, duke i mundësuar përfitim material në shumën prej 12.000 euro, si dhe suke i shkaktuar dëme materiale komunës Novobërdës më shumën e papërcaktuar , si dhe në kundërshtim me ligjin 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës Shoqatës së Gjuetarëve ‘Kalaja’ i ka dhënë shfrytëzim një zyrën objektin e komunës së Novobërdës, duke i shkaktuar dëme material më vlerë të pa përcaktuar”, pretendon prokuroria në aktvendimin që e ka siguruar Insajderi.

Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj Svetisllav Ivanoviqit pas një kallëzimi penal të deponuar ndaj tij me dyshimin për falsifikim.

Ky kallzim penal është dorëzuar më 16 maj në Prokurorinë e Gjilanit, nga Avdullah Gashi.

Kurse disa muaj më pas, më 16 tetor të këtij viti gjithashtu ndaj kryetarit të Novobërdës ishte ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Pas shqyrtimit dhe analizimit të kallëzimt penal dhe shkresa të tjera të cilat gjenden në shkresa të lëndës kjo prokurori sipas detyrës zyrtare ka konsideruar se përmbushen elementet e veprës penale keqpërdorimin i detyrës zyrtare nga neni 422 parag 1 të KRPK-së”, thuhet në aktvendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve.

Svetisllav Ivanoviq është zgjedhur për kryetar të Novobërdës në zgjedhjet e fundit lokale, pasi ishte kandidat i Listës Serbe.

Ai kishte fituar qysh në raundin e parë me mbi 58% të votive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë