Loading…

Prokuroria kërkon që t’i rritet dënimi Presidentit të FFK’së, Agim Ademit

  • 03/12/2019 | 17:44

Prokuroria kërkon që t’i rritet dënimi Presidentit të FFK’së, Agim Ademit

Lirimin e tij, nga akuzat për të cilat ishte dënuar me nëntë muaj burg efektiv, apo kthimin e rastit në rigjykim, po e kërkon nga Gjykata e Apelit, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.


Një kërkesë të tillë, e ka paraqitur para një kolegji të gjykatës së shkallës së dytë, mbrojtësi i Ademit, avokati Besnik Berisha, në seancën që është mbajtur të martë. Lirimin nga akuzat apo rigjykim të rastit ka kërkuar nga Apeli edhe mbrojtësi i të akuzuarit tjetër në këtë rast, Muharrem Rama, avokati Ramiz Krasniqi.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ndaj Ademit dhe Ramës të shqiptohen dënime edhe më të ashpra. Për një gjë të tillë, Prokuroria Themelore e ka marr edhe mbështetjen e Prokurorisë së Apelit.

Kjo e fundit përmes një parashtrese drejtuar Gjykatës së Apelit, i ka propozuar kësaj të fundit që të aprovon ankesën e prokurorisë, kurse t’i refuzojë ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, raporton ‘Betimi për Drejtësi’. Përmes një përgjigje në ankesat e mbrojtësve, pala e dëmtuar në këtë rast, Dritëro Kadolli ka propozuar që ankesat e të akuzuarve të hudhen poshtë.

Të gjitha këto pretendime të palëve janë shqyrtuar të martën nga një kolegj i Gjykatës së Apelit, në përbërje nga gjykatësit, Burim Ademi, Hava Haliti dhe Abdullah Ahmeti.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtor Ademin dhe Ramën për veprën penale, detyrim në tentativë. Ademi ishte dënuar nga shkalla e parë me nëntë muaj burg efektiv, kurse Rama me një vit burg efektiv.

Në këto dënime, të akuzuarve ishte vendosur tu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 shtatori deri më 2 nëntor 2012.

Ademi dhe Rama akuzoheshin po ashtu se kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMW X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

Mirëpo, gjykata e shkallës së parë e kishte refuzuar akuzën për këtë pikë, me arsyetimin se e njëjta e ka arritur parashkrimin absolut.

E pakënaqur me lartësinë e dënimeve të shqiptuara nga shkalla e parë, organi i akuzës është ankuar në Apel, nga e cila po kërkon që Ademi e Rama të dënohen edhe më ashpër. Sipas ankesës së prokurorisë, e cila u referua nga gjykatësja raportuese, Hava Haliti, dënimi i shqiptuar nga shkalla e parë nuk i përgjigjet shkallës së rrezikshmërisë shoqërore.

Po ashtu, sipas kësaj ankese, shkalla e parë kishte mbivlerësuar rrethanat lehtësuese ndaj të akuzuarve. Për këto arsye, prokuroria ka kërkuar që dy të akuzuarve tu shqiptohen dënime me të larta, të cilat sipas saj, kishin me qenë adekuate dhe do të arrinin qëllimin e dënimit.

Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Rama gjatë periudhës kohore 12  korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës të pandehurit Ademi dhe Rama akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMW X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë