Personi që sulmoi një grua në market, me vendim të prokurorisë është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, shkruan Gazeta Metro.
Në një video që doli mbrëmë shihej një burrë i cili sulmonte një grua në market, e për këtë ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku tha se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa tutje në reagimin e prokurorisë kërkohet paraburgim për të dyshuarin, përmes një kërkesë që është bërë nga kjo prokurori.
Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente’’, thuhet tutje në reagim./gazetametro.net
Policia e cilëson ‘lëndim të lehtë trupor’ gruan që u godit grushte nga një burrë
Dalin tjera pamje: Burri që rrahu gruan ofendon të gjitha gratë që ishin në market