Për vepra të ndryshme penale, Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 55 aktakuza ndaj 68 personave. Ndërsa janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave.
Ndërkohë që në bazë të raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit thuhet edhe se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person dhe ka ngritur 19 aktakuza kundër 21 personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për kryerjen
e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka
paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza
kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në
kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur
tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria
Speciale
Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj