Loading…

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj saj: Reagon Donika Gërvalla-Schwarz

  • 29/05/2023 | 13:32

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj saj: Reagon Donika Gërvalla-Schwarz

Pas bërjes publike të aktakuzës nga Prokuroria, ka reaguar shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila si zakonisht ka hequr fajin nga vetja duke sulmuar drejtësinë se kinse po bëhet fushatë qëllimshëm ndaj saj, shkruan Gazeta Metro.


Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë publike aktakuzën e ngritur në janar ndaj shefes së diplomacisë kosovare.

Arsyeja po del të jetë “penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

E ndaj kësaj aktakuze ka reaguar Gërvalla, e cila po pretendon se drejtësia po tenton të hedh baltë ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe duke i shërbyer politikës.

“Në fakt, kjo çështje është sqaruar përfundimisht që para dy vjetësh, pra në vitin 2021. Tani është aktualizuar nga prokurorë të caktuar, gjatë përpjekjeve të përsëritura për të hedhur baltë dhe inkriminuar përfaqësuesit e institucioneve të Republikës dhe për t’i shërbyer kështu fushatave politike e jo vënies së drejtësisë.
Shpresoj që gjykata, e cila duhet të merret me këtë rast, të gjykojë bazuar mbi faktet objektive e jo interesat e prekura individuale të atyre, të cilët dëshirojnë me shantazhe dhe kërcënime të vijnë në krye të institucioneve të drejtësisë.
Qytetari i Republikës së Kosovës na njeh të gjithëve. Edhe neve, edhe ata. Na njeh kaq mirë, sa fushatat e tilla nuk pijnë ujë.”, ka thënë ajo.

Gërvalla as që e ka bërë fjalë dorëheqjen, edhe pse një aktakuzë rëndon mbi që nga muaji janar.

Siç ka bërë edhe shefi i saj, Albin Kurti, edhe vartësja e tij Gërvalla nuk ka përtuar t’i sulmojë institucionet e drejtësisë.

Postimi i plotë:

Miq të dashur,
prokuroria paska zgjedhur ditën e sotme që të publikojë faktin që në janar, pra para 4 muajsh, ka ngitur aktakuzë ndaj meje për “mosdeklarim të pasurisë”. Çfarë rastësie!
Në fakt, kjo çështje është sqaruar përfundimisht që para dy vjetësh, pra në vitin 2021. Tani është aktualizuar nga prokurorë të caktuar, gjatë përpjekjeve të përsëritura për të hedhur baltë dhe inkriminuar përfaqësuesit e institucioneve të Republikës dhe për t’i shërbyer kështu fushatave politike e jo vënies së drejtësisë.
Shpresoj që gjykata, e cila duhet të merret me këtë rast, të gjykojë bazuar mbi faktet objektive e jo interesat e prekura individuale të atyre, të cilët dëshirojnë me shantazhe dhe kërcënime të vijnë në krye të institucioneve të drejtësisë.
Qytetari i Republikës së Kosovës na njeh të gjithëve. Edhe neve, edhe ata. Na njeh kaq mirë, sa fushatat e tilla nuk pijnë ujë.
Që në fillim të marrjes së detyrës nuk kam pasur iluzione. Të gjithë e kemi ditur që ata, të cilët humbën jo vetëm zgjedhjet, por edhe mundësinë për të zhvatur edhe më tej shtetin dhe paranë publike, nuk do të zgjedhin mjete në betejën e tyre për të ndalur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Madje në çdo ditë të punës sime kam qenë e ndërgjegjshme që duhet të jemi të përgatitur për rreziqe edhe shumë më të mëdha sesa fushatat denigruese.
Prandaj ballëhapur dhe me duar të pastra vazhdojmë punën për përfaqësimin dinjitoz të vendit, rritjen e mirëqenies dhe sigurisë së qytetarëve tanë, mbrojtjen e sovranitetit të Republikës, reformimin e institucioneve dhe vënien në vend të ligjshmërisë së shkelur në mënyrën më brutale për kaq vite me radhë./gazetametro.net

LAJMI I FUNDIT: Ngritët aktakuzë ndaj Donika Gërvallës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë