Loading…

Prokuroria po e shqyrton kërkesën e familjes Dehari

  • 06/11/2016 | 12:08

Prokuroria po e shqyrton kërkesën e familjes Dehari

Prokuroria e Prizrenit është duke shqyrtuar kërkesën e Familjes Dehari, që autopsia e djalit të tyre të vdekur në burgun e Prizrenit, të bëhet në prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga vet familja.

Kjo kërkesë e familjes Dehari erdhi pasi ata thonë se për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës, kanë arsye të mos besojnë plotësisht në institucionet shtetërore.

Metush Biraj, Prokuror kujdestar në Prokurorinë e Prizrenit, ka thënë për Klan Kosovën se parimisht nuk kanë probleme më këtë kërkesë të familjes së të ndjerit, porse ajo duhet të shqyrtohet hollësisht për të parë a është e mundur ligjërisht të realizohet diçka e tillë.

“Ne jemi duke punuar për të parë se si do të trajtohet dëshira e familjarëve të viktimës Astrit Dehari që procesi i autopsisë të bëhet në praninë e një doktori të caktuar nga familja”, ka thënë Biraj për Klan Kosovën.

“Prokuroria e Prizrenit në parim e përkrah kërkesën e familjarëve, nëse kështu do të garantohej një proces më i besueshëm për ta. Mirëpo jemi duke konsultuar paragrafët ligjorë për të parë nëse është e mundur kjo dhe nuk përben ndonjë shkelje ligjore”.

Për familjen Dehari, “kontradiktat në deklaratat e institucioneve të ndryshme, janë tejet shqetësuese”.

Ata insistojnë që në asnjë mënyrë të mos bëhet autopsia pa prezencën e mjekëve të caktuar nga familja.

Përpos familjes dhe Vetëvendosjes, një hetim të detajshëm dhe sqarim sa më të shpjet të rastit e kanë kërkuar edhe subjektet tjera politike dhe institucionet shtetërore, njofton Klan Kosova.

Astrit Dehari, aktivistët i LVV-së, ka vdekur të shtunën në mbrëmje, ende në rrethana të paqarta.

Ai po mbahej në burg nën akuzat për një vepër, që institucionet e drejtësisë e cilësonin terroriste. Vetëvendosje insistonte se po mbahej në burg pa prova dhe tendencë nga pushteti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë