Loading…

Prokuroria: Qerim Kelmendi fillimisht është vra, pastaj është djegur në veturë

  • 27/02/2020 | 15:03

Prokuroria: Qerim Kelmendi fillimisht është vra, pastaj është djegur në veturë

Qerim Kelmendi është gjendur i vrarë në fshatin Zahaq të Pejës, ai po dyshohet se fillimisht është ekzekutuar e pastaj ju është djegur vetura dhe trupi i tij brenda saj, shkruan Gazeta Metro.


Policia e Kosovës ka deklaruar se dje gjatë gjatë mesnatës, brenda një veture të tipit ‘Pasat’ është gjetur trupi i djegur i Qerim Kelmendit .

Kurse nga Prokuroria kanë dhëne detaje se po dyshohet se fillimisht Qerim Kelmendi është vrarë e pastaj është djegur në veturën e tij.

“Dyshohet që në drejtim të viktimës fillimisht kishte pasur të shtëna me armë zjarri. Më pas, i ishte vënë zjarri veturës së tij”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, transmeton Gazeta Metro.

Në një prononcim për media ka folur edhe Osmani vëllai i Qerimit tashmë të ndjerë. Siç pretendon Osman Kelmendi, vrasja e vëllai të tij është bërë duke e zënë në pritë dhe më pas është ekzekutuar.

“Një pritë krejt klasike, mjaft e përgatitur njëherë e kanë ekzekutu pastaj e kanë djegur veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dalë i lirë për t’u shëtitur rrugëve të Kosovës”, ka thënë Osman Kelmendi.

Ibrahim Kelmendi, po ashtu vëllai tjetër ka folur pas vrasjes së vëllait të tij, i cili momentalisht është duke jetuar jashtë Kosovës dyshon se Qerimi mund të jetë vrarë nga profesionistë të BIA-s serbe.

“Dyshoj në vrasës mercenarë apo profesionistë të BIA-s së Serbisë, e cila duhet të ketë shfrytëzua rastin e debatit dhe grindjeve për “vrasjet politike”, për ta ndez edhe më shumë armiqësimin mes “krahëve” të luftë dhe pacifist. Sa herë që nxiten grindje e debate, BIA shfrytëzon rastin të bëjë vrasje, për ta armiqësuar sa më shumë ambientin mes shqiptarëve”, deklaron Kelmendi, transmeton Gazeta Metro.

Për vrasjen e tij kanë reaguar presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtar të tij ku kanë kërkuar drejtësi.//gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë