Loading…

Prokuroria Speciale kundërshton garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit Thaçi

  • 30/11/2021 | 20:34

Prokuroria Speciale kundërshton garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit Thaçi

Prokuroria Speciale e ka kundërshtuar garancinë e Policisë së Kosovë për lirimin me kusht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë, transmeton Gazeta Metro.


Një nga arsyet që Specialja përdorë në këtë refuzim lidhet ndërhyrja në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Nga Specialja radhitin edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut këtë verë dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

E një tjetër arsye lidhet sa i përket lirimit të Thaçit edhe me pasigurinë dhe frikën e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokumentet e Gjykatës Speciale.

Një nga arsyet e përdora nga Specialja është edhe një fotografi të Thaçit me ish-drejtorin e Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj.

Më poshtë keni dokumentin e publikuar nga Specialja. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë