Loading…

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 19 personave

  • 05/07/2019 | 16:39

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 19 personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër nëntëmbëdhjetë personave, të cilët duke vepruar si grup i organizuar kriminal, kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’, ‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ dhe ’’Shmangia nga tatimi’’, transmeton Gazeta Metro.


Sipas aktakuzës, të pandehurit,  si grup i organizuar dhe strukturuar kriminal, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi kanë kontrabanduar mallra, nga Republika e Maqedonisë, përmes rrugëve malore, në vende të ndryshme të Republikës së Kosovës, me ç’rast gjatë transportimit të mallrave, kanë përdorur vetura të ndryshme si mjete përcjellëse për sigurimin e rrugëve që shfrytëzonin gjatë kontrabandimit, ku në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, përkatësisht Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës, në shumë rreth 350,000.00 (treqindepesëdhjetë mijë) euro.

Me këto veprime, të pandehurit XH.I., F.I., Z.M., N.S., B.S., H.S., A.B., M.B., I.J., U.J dhe J.J., kanë kryer veprat penale: ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale, ‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ nga neni 318 paragrafi 3 dhe ‘’Tregtia e ndaluar’’ nga neni 305 paragrafi 3 dhe 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, edhe të pandehurit D.B., A.I., H.A., G.Z., R.B., A.D., dhe J.M., kanë kryer veprat penale: ’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale, ‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ nga neni 318 paragrafi 3 dhe ‘’Tregtia e ndaluar’’ nga neni 305 paragrafi 3 dhe 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit J.M., A.D., G.Z., D.B., A.A., H.A., dhe R.B., si subjekte të ndryshme ekonomike, kanë kryer edhe veprat penale ‘’Shmangia nga tatimi’’ nga neni 313 të KPRK-së, të cilët, me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurat nga qarkullimi i tij, nuk i kanë përfshirë të gjitha informatat lidhur me të ardhurat e tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë