Loading…

Prokuroria zbulon detaje të rënda: Vëllai vrau me armën e tij vëllain e vogël në Rahovec

  • 21/10/2019 | 10:55

Prokuroria zbulon detaje të rënda: Vëllai vrau me armën e tij vëllain e vogël në Rahovec

Në mëngjesin e 5 majit në oborrin e shtëpisë së familjes Qifllaku u gjet i vdekur djali i vogël i familjes, shkruan Gazeta Metro.


A.M., vëllai i viktimës ka goditur me armë zjarri në gjoks duke i shkaktuar gjakderdhje të brendshme në zemër vëllait të vogël dhe duke lënë të vdekur.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj A.M., pas zbulimit të këtij rasti të rëndë.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, A.M.,  me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “ Vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragraf 1,  të KPRK-së.

Më 08.05.2019, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri A.M., me dashje dhe për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e tij N.M., duke e qëlluar me armë në gjoks, ku i shkaktuar kështu gjakderdhje të brendshme në zemër. Po ashtu, i njëjti, më parë e deri më 08.05. 2019, pa autorizim ka mbajte armë dhe municion, të cilën e ka përdorur edhe për vrasjen e tani të ndjerit N.M., e cila armë nuk është arritur të konfiskohet, pasi që pas kryerjes së veprës, i pandehuri e ka fshehur.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga Gjykata kompetente../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë