Një ngjarje interesante ju ka ndodhur disa mërgimtarëve nga Kosova të cilët ishin duke udhëtuar nga Kosova për në Gjermani. Lexues të Gazeta Metro kanë njoftuar se autobusi me të cilin kishin vendosur të udhëtonin është prishur dhe kanë mbetur në rrugë jo më pak se gjashtë orë.
Sipas një qytetari autobusi i agjencionit ‘Atmaxha Tours’ ka pasur defekt dhe është prishur në Austri. Pas kësaj udhëtarët kanë zbritur dhe janë duke pritur në rrugë që gjashtë orë.
Ai më tutje tregon se shoferët e autobusit i kanë thënë se ata nuk e dinë çfarë të bëjnë, pasi pronarët janë dasmë dhe nuk iu përgjigjen as në telefon.
”Pershendetje, Ju shkruj me ju njoftu se nje autobus i agjencionit “Atmaxha Tours” ka defekt ne dhe eshte prishur ne Austri. Udhetaret jane kane zbritur dhe jane ne rruge qe 6 ore. Shoferet e autobusit thone qe ne nuk dime cfare te bejme pasi qe pronaret jane ne dasem dhe nuk kane ardhur asnjeri prej tyre me ne dhe as nuk pergjigjen ne telefon,” ka thënë ai.
Qytetari ka dërguar edhe fotografi për Gazeta Metro nga vendi i ngjarjes. /gazetametro.net