Loading…

Pronari i një parkingu në Gjilan në hall: Dikush i parkoi veturën që një javë në pronën private

  • 24/09/2020 | 16:59

Pronari i një parkingu në Gjilan në hall: Dikush i parkoi veturën që një javë në pronën private

Pronari i një garazhe apo parkingu, në Gjilan është në hall me një bashkë qytetar pasi që një javë i ka zënë këtë hapësirë private dhe nuk po e heq veturën nga aty, shkruan Gazeta Metro.


Në grupin “Marakli t’kerreve” në Facebook, përveç veturave të bukura që publikohen, shpesh publikohen edhe aksidente apo problem të tjera që kanë lidhje me veturën e komunikacionin në përgjithësi.

Mirëpo aty shpesh publikohen edhe fotografi qesharake e video.

Së fundi është publikuar një fotografi që shumë anëtarë kanë qeshur me të, përderisa personi në fjalë ka cekur problemi që ka.

“Nëse është në grup personi i veturës është mirë me tregu që një javë e ka lënë në parking temin e ka zënë dhe nuk është tu u heq. Faleminderit Marakli”, ka shkruar personi në fjalë.

Më poshtë keni fotografinë dhe postimin, i cili është pëlqyer nga më shumë se 200 anëtarë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë