Loading…

Pronari tregon me emocione si iu dogj fabrika që e bëri me mund për 16 vite (Video)

  • 06/04/2017 | 16:00

Pronari tregon me emocione si iu dogj fabrika që e bëri me mund për 16 vite (Video)

Fabrika e përpunimit të plastikës ‘Pëllumbi’ në Negroc të Drenasit, është bërë shkrumb e hi, e sipas pronarit, fajtor për këtë është rryma.


Siç raportohet, dëmi është i madh, shkon mbi 350 mijë euro, por dëme në njerëz nuk ka. Pronari Gani Krasniqi, tregon se aty u dogjën makineri, material dhe i gjithë objekti, shkruan gazetametro.net

Ai i emocionuar tregon se ky ishte një biznes familjar që e kishin bërë me djersë qe 16 vite.

‘Ka qenë një biznes që e kemi bërë me djersë, e që ka mbajtur me bukë 11 punëtorë. Por, ne nuk do të ndalemi, do ta ribëjmë përsëri, për veten por edhe për gjitha ata punëtorë’, ka thënë Krasniqi./gazetametro.net

Për të dëgjuar të plotë rrëfimin e tij, shihni videon e mëposhtme:


Gani Krasniqi by gazetametro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë