Ish – presidenti i ish- Jugosllavisë Josip Broz Tito, del ta ketë fshehur shumë mirë pasurinë e tij. 36 vjet pas vdekjes, “New York Time” nxjerrë një artikull ku thuhet se ekzistojnë dy prona të paluajtshme në Fifth Avenue dhe Park Avenue, në emër të tij.
Vlera e tyre sipas artikullit të titulluar “Miliona vlerë të pasurisë së ish-Jugosllavisë në treg”, është rreth 20 milionë dollarë.
Për shitjen e tyre, javën e kaluar liderët e pesë ish-republikave të Jugosllavisë, kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, ku pos këtyre dy pronave gjenden edhe 49 prona të vendit, president i së cilit ishte Josip Broz Tito deri më vitin 1980, transmeton gazetametro.net.
Prona që gjendet në Park Avenue thuhet të jetë e dëmtuar shumë ngase nuk është përdorur që nga viti 1992 dhe renovimi i saj mund të shkojë deri në 4 vite.
Ndryshe nga kjo, prona tjetër që gjendet në Fifth Avenue në të cilin është i vendosur misioni i përhershëm i Serbisë në Kombet e Bashkuara, mbulon një sipërfaqe prej 3,650 metra katrorë, ka dy ashensorë, tetë banjo dhe 32 dhoma gjumi!
Me shitjen e këtyre pronave, Serbia fiton 40% nga shuma me të cilën shiten. /gazetametro.net