Loading…

Pronto: Kandidati për FFK, Arianit Ahmeti kapet mat me Adem Grabovcin

  • 02/12/2019 | 19:35

Pronto: Kandidati për FFK, Arianit Ahmeti kapet mat me Adem Grabovcin

Ish deputeti i PDK’së, Adem Grabovci, sot gjatë ditës ka mohuar se e njeh zevendëssekretarin e FFK’së, Arianit Ahmetin, i cili po pretendon të marrë postin e Kryetarit të FFK’së, por kjo nuk po del të jetë e vërtetë, shkruan Gazeta Metro.


Ishte spekuluar se Kandidati për Kryetar të FFK Arianit Ahmeti, gëzon mbështetjen e Adem Grabovcit, por kjo ishte mohuar nga Grabovci.

Grabovci kishte thënë se nuk e njeh, por sot paradite ata ishin takuar në restorantin e peshkut, ‘Marko Pollo’, që gjendet përballë zyreve të FFK’së. Gazeta Metro ka siguruar një foto nga ky takimi i tyre.

“Nuk kam lidhje me sport. Mund të flas për skijim apo not, por as idenë nuk e kam se çka po ndodh në FFK. Nuk e di as kush është, as kush po donë me u bë, as kur ka zgjedhje dhe asgjë”, tha Grabovci i cili u pyet nga Express se a e njeh Arianit Ahmetin, përcjell Metro.

“Kush është ai, idenë nuk e kam. Ndoshta e njoh por tash nuk po më kujtohet. Sinqerisht nuk di asgjë se çka po ndodh”, tha ai.

Kujtojmë që Arianit Ahmeti para disa jave kishte shpallur ambiciet për Kryetar në Federatë, ku momentalisht është zevendëssekretar. Ai ka deklaruar se i posedon 41 nënshkrime nga 59 delegatë, i cili mbështetet edhe nga vija biznesore dhe politike edhe nga individë të afërt me Isa Mustafën. Edhe pse ai vet, gjatë zgjedhjeve të fundit në FFK ishte ankuar për ndërhyrje politike. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Ekskluzive: Ministria i përgjigjet Eroll Salihut: Zgjedhjet në FFK më 15 janar, nuk ka zgjatje të mandatit për Agim Ademin

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë