Loading…

‘Prontoja’ e Thaçit, shkollë kriminale

  • 01/01/2017 | 21:47

‘Prontoja’ e Thaçit, shkollë kriminale

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, nuk e ka vlerësuar si të suksesshëm vitin 2016. Sipas tij, Kosova është shndërruar në një vend, ku si zgjidhje është ikja, andaj nuk ka as arsye për të festuar.

Në një intervistë për “Indeksonline”, Krasniqi ka folur rreth ngjarjeve që e shënuan vitin 2016.

Ai flet për çështjen e opozitës së bashkuar dhe ndarjen e saj, marrëveshjen e mbetur peng qysh nga viti 2015 për shënjimit të vijës kufitare të Kosovës me Malin e zi, kushtet e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët, bojkotimin e Listës Serbe në qeveri dhe Ligjin e Trepçës, vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, zgjedhjet komunale në Drenas, si dhe për akuzat që Ramiz Lladrovci i ka bërë kundër tij dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj.

Krasniqi ka sqaruar për akuzat e Ramiz Lladrovcit për Fondin “Vendlindja Thërret”, duke thënë se me Fehmi Lladrovcin nuk ka pasur asnjë problem. Madje, ka thënë Krasniqi se me të kanë qenë miq dhe kanë luftuar për liri, e nuk kanë menduar për pozita.

Krasniqi ka thënë se e tëra kjo ngjarje pas 18 vitesh është një sajim nga “Stalinët e Pronto-s”, duke iu referuar kështu PDK-së.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë