Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, me një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se edhe frizerja ku ajo kryen shërbime, ndjehet e sigurt se shefi i qeverisë Albin Kurti nuk nënshkruan marrëveshje të “dëmshme” për vendin, shkruan Gazeta Metro.
Ajo tha se biseda me parukieren e ka befasuar deputeten e në fjalë.
Kollçaku me këtë “konkludoi” se vetëdija qytetare është më e lartë nga ajo se çka inforjmonë mediat.
Postimi i plotë:
“Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”.
U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj. Vetëdija qytetare fatmirësisht është shumë më e lartë, në raport me atë që servohet shpesh nga studiot televizive me tentativë të kotë në deformimin e opinionit publik./gazetametro.net