Loading…

Propozim i pazakontë për martesë pranë tornados

  • 17/06/2021 | 19:17

Propozim i pazakontë për martesë pranë tornados

Një propozim i pazakontë ka ndodhur në SHBA mes një çifti.


Meteorologu i shpreh dashurinë partneres përballë tornados.

Tom Bedard 29-vjeç dhe Raya Maday, 26, punojnë së bashku në “AccuWeather” në Wichita si meteorologë dhe udhëtuan plotë gjashtë orë me makinë deri në Colorado me shpresën se do të takohen me një tornado.

Ata realizuan një ëndërr dhe kështu Tom u gjunjëzua në ato momente para partneres për t’i propozuar pavarësisht që pas shpinës së tyre qarkullonte tornadoja dhe erërat e forta.

Tom dhe Raya janë takuar në vitin 2016 në një konferencë të meteorologëve dhe shumë shpejt u lidhën bashkë dhe ishte pikërisht dashuria e madhe për motin që i bashkoi edhe më shumë.

Një vit më vonë, dyshja u punësuan nga AccuWeather në Wichita, ku punojnë si “paralajmërues” për kompanitë transportuese duke paralajmëruar për kushtet e motit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë