Loading…

Propozimi europian, Hovenier: Do të ketë përfitime si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë

  • 07/02/2023 | 11:32

Propozimi europian, Hovenier: Do të ketë përfitime si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e mirëpret vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin e BE’së, të njohur si plani franko-gjerman, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se SHBA’ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për dialogun me Serbinë të lehtësuar nga BE’ja.

Hovenier gjithashtu ka shtuar se marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja vendet.

”Shtetet e Bashkuara janë të inkurajuara dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin e  BE’së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.”

”Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë,” ka shkruar ai në Twitter.

Rreth takimeve që pati dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, një postim në Twitter e shkroi sot në mëngjes edhe emisari i posaçëm i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Diplomati sllovak la të kuptohet që pasi Kosova e pranoi propozimin e BE’së, do ketë takime të niveleve të larta.

”Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe Besnik Bislimin. Edhe në Beograd bëra të njëjtën gjë me presidentin serb, Aleksandar Vucic dhe Petar Petkovic.”

”Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e BE’së. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, shkroi ai. /gazetametro.net

Lajcak deklarohet pas takimeve me Kurtin dhe Vucic: Paralajmëron takime të niveleve të larta

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë