Loading…

Propozimi i Mustafës për demarkacionin, mashtrimi i radhës

  • 30/11/2016 | 13:46

Propozimi i Mustafës për demarkacionin, mashtrimi i radhës

AAK dhe Nisma për Kosovën e kanë quajtur mashtrim të radhës, idenë e kryeministrit Isa Mustafa që të formohet një komison për të bërë matjen nëse Kosova ka humbur territor nga Demarkacioni me Malin e Zi.

Në komunikatën e dy partive opozitare thuhet se ky propozim tregon papërgjegjësi prej burrështetasit duke e quajtur mashtrim ordiner.

“Përpjekja e radhës e Kryeministrit Mustafa për të krijuar një komision gjeodetësh të tij, i cili do ta legjitimonte teorinë e tij se Kosova nuk ka humbur territor duke zbritur kufiri nga Çakorri në Kuqishtë dhe nga Kulla në Savino Vodë, është mashtrim ordiner dhe jo përgjegjësi prej burrështetasi që për qëllim ka ta zgjidh një çështje jetike për vendin në të cilin, ai e bart postin e kryeministrit”, thuhet në reagimin e tyre.

AAK e Nisma shprehen  se pa shkarkimin e Komisionit Shtetëror nuk mund të bëhet asnjë komision tjetër.

“Nuk mund të behët asnjë komision pa u shkarkuar Komisioni „Meha“. Nëse ai paska vullnet për ta zgjidhur këtë çështje, së pari duhet ta pranojë dështimin e marrëveshjes për kufirin dhe më pastaj të krijojë një komision që ë trajton këtë çështje nga e para, e jo do farë komisionesh që as nuk dihet çka janë, as çfarë kompetencash kanë, por që për detyrë kanë ta legjitimojnë një marrëveshje që është në kundërshtim me terësinë tokësore të Shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kryeminitri Mustafa, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se nëse është nevoja do të formojnë një komision për të bërë mbajtën nëse Kosova ka humbur territor, ku ka ftuar edhe opozitën të jenë pjesë e tij./gazetametero.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë