Loading…

Prostitucion: Policia ndalon 14 femra në Kamenicë (Video)

  • 10/02/2017 | 16:06

Prostitucion: Policia ndalon 14 femra në Kamenicë (Video)

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion kontrolli nën dyshimin për trafikim me njerëz, ku ka ndaluar 14 femra në një lokal në Kamenicë, nën dyshimin për ushtrim të prostitucionit.


Policia ka bërë të ditur se operacioni është kryer mbrëmë në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore Gjilan, shkruan gazetametro.net.

Në lokalin në fjalë sipas policisë, janë hasur duke punuar katërmbëdhjetë femra, shtatë prej tyre nga Shqipëria.

“Të gjitha janë intervistuar sipas procedurave standarde vepruese, tek të njëjtat nuk janë gjetur elemente që i bëjnë të jenë viktima potenciale të trafikimit. Por, për shtatë nga to, në mungesë të dokumentacionit përkatës për lejeqëndrim të njëjtat janë proceduar tek Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtutjeshme në baze të Ligjit për të huaj”.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dy armë të ftohta (thika), të cilat i janë dorëzuar njësisë policore të Stacionit Policor në Kamenicë për procedura të mëtutjeshme”.

“Inspektorët e ATK-së, lokalin në fjalë e kanë mbyllur, pasi kanë gjetur parregullsi në dokumentacion”, thuhet në njoftimin e policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë