Loading…
Protagonisti i ‘Game of Thrones’ ndër aktorët më të paguar në televizion, ja sa ka fituar aktori falë serialit
  • 13/04/2019 | 15:22

Protagonisti i ‘Game of Thrones’ ndër aktorët më të paguar në televizion, ja sa ka fituar aktori falë serialit

Kur bëhet fjalë për ‘Game of Thrones”, tre gjëra janë të vërteta: 1- Bran Stark është “Korbi me 3 sy” dhe do na e kujtojë deri në fund të jetës, 2- Skenaristët e serialit janë të fiskuar pas inçestit dhe sinqerisht jam i shqetësuar për jetën e tyre personale dhe 3- Kasti i aktorëve kanë bërë më shumë para seç janë vjedhur në Rinas këto vite, transmeton Gazeta Metro.


Aktorët e listës A të “Game of Thrones” si Emilia Clarcke, Kit Harington, Lena Heady apo Peter Dinklage janë mes aktorëve më të paguar në television. Ky në fakt nuk është ndonjë lajm i veçantë, duke marrë parasysh se seriali ishte më popullori i vitit 2018, edhe pse nuk nxorri asnjë episod. Gjithsesi, në këtë artikull do të shohim se sa ka fituar nga “Game of Thrones”, Kit Harington.

Për dy arsye, sepse ky është projekti i tij i parë i madh, dhe si eksperiencë e parë në televizion ai ka bërë një pasuri të vërtetë falë tij. Dhe e dyta, por më e rëndësishmja, pasi Jon Snow është eprsonazhi im i preferuar. (Megjithatë kur bëhet fjalë për “net worth”, Emilia Clarke është më e pasura nga i gjithë kasti, të themi të vërtetën.)

Kur bëhet fjalë për ‘Game of Thrones”, tre gjëra janë të vërteta: 1- Bran Stark është “Korbi me 3 sy” dhe do na e kujtojë deri në fund të jetës, 2- Skenaristët e serialit janë të fiskuar pas inçestit dhe sinqerisht jam i shqetësuar për jetën e tyre personale dhe 3- Kasti i aktorëve kanë bërë më shumë para seç janë vjedhur në Rinas këto vite.

Aktorët e listës A të “Game of Thrones” si Emilia Clarcke, Kit Harington, Lena Heady apo Peter Dinklage janë mes aktorëve më të paguar në television. Ky në fakt nuk është ndonjë lajm i veçantë, duke marrë parasysh se seriali ishte më popullori i vitit 2018, edhe pse nuk nxorri asnjë episod. Gjithsesi, në këtë artikull do të shohim se sa ka fituar nga “Game of Thrones”, Kit Harington. Për dy arsye, sepse ky është projekti i tij i parë i madh, dhe si eksperiencë e parë në televizion ai ka bërë një pasuri të vërtetë falë tij. Dhe e dyta, por më e rëndësishmja, pasi Jon Snow është eprsonazhi im i preferuar. (Megjithatë kur bëhet fjalë për “net worth”, Emilia Clarke është më e pasura nga i gjithë kasti, të themi të vërtetën.)

Por kjo ndryshoi në 2014-ën, që përkon me sezonin e 5-të të serialit. Në këtë vit, Kit e kuptoi që tashmë ishte fytyra e “Game of Thrones” dhe së bashku me Emilia-n, Peter, Lena dhe Nikolaj, negociuan që të fitonin më shumë se 300 mijë dollarë për episod. Kjo do të thotë që me 9 episode në sezonin 5 dhe me tetë prezenca në sezonin 6-të, ai bëri diku tek 5 milioën dollarë. Sigurisht, nuk mbeti me kaq dhe për dy sezonet e tjera, pra për të 7-tin dhe të 8-tin që do të debutojë tani afër, ai do të marrë më shumë se 500 mijë dollarë. Kështu, me 7 prezenca në sezonin e kaluar dhe duke supozuar që nuk do të vdesë që në episodin e parë në sezonin e fundit, ai do të marrë diku tek 6,5 milionë dollarë. Duke mos llogaritur pagën e 4 sezoneve të para, Kit ka bërë më shumë se 11.6 milionë dollarë deri më tani nga seriali. Pak a shumë sa kam bërë dhe unë këto kohë!

Dhe duke marrë parasysh se i vetmi film që aktori ka qenë i përfshirë përveç ‘Game of Thrones” këto vite është “How to train your dragon 2”, ai ka fituar shumë para nisur nga puna që ka bëre. Dhe nëse mendoni se nuk do ju vë të shihni trailerin e këtij filmi të animaur, e keni gabim, ja ku e keni, hidhini një sy se është shumë interesant.

Sigurisht ai ka pasur dhe fitime të tjera, sepse nisur nga suksesi i shfaqjes televizive, ai është bërë ambassador i “Dolce & Gabbanna”, “Jimmy Choo” dhe “Nissan”./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë