Loading…

Protesta del nga çadra, opozita ngre kuvende qytetare më tërë Shqipërinë

  • 09/03/2017 | 10:09

Protesta del nga çadra, opozita ngre kuvende qytetare më tërë Shqipërinë

Në tryezën e sotme koalicioni opozitar vendosi ngritjen e kuvendeve qytetare në mbarë vendin, për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


Përmes një njoftimi për shtyp, grupi opozitar bën të ditur se në krye të këtyre kuvendeve janë zgjedhur përfaqësuesit më të spikatur të komuniteteve, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm.

Gjithashtu, “koalicioni opozitar ritheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit, se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, vijon njoftimi, njoftojnë mediat e Shqipërisë.

Koalicioni shpreh më tej vendosmërinë për të mos lejuar asnjë proces zgjedhor të manipuluar nga “krimi në pushtet dhe paratë e drogës”, dhe për të vazhduar deri në fitore betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, “si interes jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë