Dolën të kundërshtonin pakon e Ahtisarit, përmes një proteste që ishte organizuar atëherë. Por Mon Balaj dhe Arben Xheladini, ranë viktima të kësaj proteste dhe u vranë nga policia rumune e UNMIK-ut.
Ishin këta dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që ranë pre e armëve vdekjeprurëse, pas eskalimit të protestës.
Përveç tyre, u plagosën edhe shumë të tjerë.
Më poshtë po ua sjellim në fotografi dhe video disa pjesë kryesore të asaj dite, sot pas dhjetë vitesh