Loading…

Protesta e BDI në Tetovë: Shqiptarët e kanë refuzuar prej kohësh Josip Broz Titon, historia nuk kthehet prapa

  • 11/07/2026 | 23:19

Protesta e BDI në Tetovë: Shqiptarët e kanë refuzuar prej kohësh Josip Broz Titon, historia nuk kthehet prapa

Pas protestës së mbajtur në Tetovë kundër rikthimit të emrave të vjetër të rrugëve, BDI reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se shqiptarët e kanë dhënë prej kohësh përgjigjen ndaj figurës së Josip Broz Titos.


Nga partia vlerësojnë se përpjekjet për rikthimin e simboleve të së kaluarës janë të destinuara të dështojnë dhe se Tetova ecën përpara me identitetin, dinjitetin dhe historinë e saj, e jo me, siç thonë ata, “hijet e së kaluarës”.

“Shqiptarët ia kanë dhënë prej kohësh përgjigjen Josip Broz Titos. Historia nuk kthehet prapa. Përpjekjet për të rikthyer reliktet e një kohe të errët janë të destinuara të dështojnë.

Pinjollët e atij sistemi, sado nostalgji të kenë, nuk do të arrijnë t’ua imponojnë shqiptarëve simbolet që ata i kanë refuzuar me kohë.

Tetova dhe shqiptarët ecin përpara, me identitetin, dinjitetin dhe historinë e tyre, jo me hijet e së kaluarës.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë