Loading…

Protesta e Njësitit Special Intervenues: Këto janë 14 kërkesat e Policisë së Kosovës

  • 09/12/2023 | 12:36

Protesta e Njësitit Special Intervenues: Këto janë 14 kërkesat e Policisë së Kosovës

Njësiti Special Intervenues (NJSI) dhe Sindikata e Policisë së Kosovës kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, para mediave shpalosi 14 kërkesat e tyre për Qeverinë e Kosovës.

Siç tha Zeqiri, kërkesat e tyre janë legjitime dhe kërkojnë nga Qeveria zgjidhja sa më të shpejtë.

“Kemi adresuar kërkesa me shkrim dhe kemi pasur takime me qeveritarë dhe kemi paraqitur kërkesa verbale dhe kemi dërguar në Kuvend një peticion me pakënaqësitë të policisë së Kosovës.
Policia çdo here ka qenë dhe është e përkushtuar në mbrojtje të Kosovës, bazuar në ligjet tona. Kërkojmë të plotësohen kërkesat legjitime të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Më poshtë kërkesat e paraqitura nga Zeqiri:

1. Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjetet e punës, objektet policore dhe pajisjet tjera që nuk i plotësojnë kushtet;

2. Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;

3. Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;

4. Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare;

5. Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;

6. Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;

7. Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;

8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive;

9. Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;

10. Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit;

11. Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;

12. Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;

13. Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;

14. Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare;

Protesta ka përfunduar pas fjalimit të Zeqirit për media .

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë