Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, vetëm një ora para se të nisë protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate për ta kundërshtuar shtrejtimin e rrymës, shkruan Gazeta Metro.
Organizatorët e protestës kanë thënë se para këtij objekti do të mbahen fjalimet kryesore të protestës.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk do të ndalen sepse ky vendim është skandaloz.
“Ne nuk do të ndalemi, jo vetëm të shtunën, sepse përtej kësaj që ky vendim të mos jetë në fuqi sepse aq sa është skandaloz është edhe i padrejtë”, tha ai.
Më tutje, ai ka thënë se protesta do të jetë paqësore me aksione simbolike.
“Protesta do të jetë paqësore por sigurisht që do të kemi edhe aksione simbolike që do ta shprehin revoltën e qytetarëve kudo në Kosovë por edhe neve si PSD karshi këtyre zhvillime që kanë ndodhur, përkatësisht këtij propozimi të ZRRE-së”, tha ai, të premten në një konferencë për media.
Kjo protestë pritet të fillojë nga ora nga ora 14:00. Ajo fillon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe mbaron tek objekti i Qeverisë së Kosovës. /gazetametro.net