Marshi i radhës me qëllim që të kërkohet drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari do mbahet sot në kryeqytet nga ora 12:00.
Dehari ndërroi jetë në Qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor përderisa së bashku me 5 aktivistë të tjerë të kësaj levizjeje po mbahej si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Sipas organizatorëve të kësaj proteste, mbi 100 organizata, aktivistë, intelektualë e gazetarë, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në marshin që do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Protestat “Drejtësi për Astritin”, janë duke u mbajtur në shumë qytete të Kosovës, përmes të cilave po kërkohet hetim i pavarur ndërkombëtar për vdekjen e 26 vjeçarit Astrit Dehari.
Institucionet shtetërore kanë thënë se ai vdiq nga asfiksia e vetëshkaktuar, por familja që ka për avokat Tomë Gashin, e poashtu as lëvizja Vetëvendosje nuk po i besojnë këtij përfundimi.
Pas deklaratave kundërthënëse të organeve kompetente dhe pas këtij rezultati, shumë gazetarë, publicistë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë , i kanë bërë thirrje Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës për të vepruar sa më parë në rastin e vdekjes tragjike të Astrit Deharit të cilin e quajnë të dyshimtë dhe e cilsojnë si jo kompetencë e shtetit dhe institucioneve shtetërore.
Sipas tyre të drejtat njerëzore të Deharit janë shkelur nga fakti se sistemi i drejtësisë nuk arriti të garantojë sigurinë e tij përderisa mbahej në qendrën e paraburgimit që i bie të jetë është shkelje e Nenit 2 të Konventës Europiane për Të drejtat e Njeriut (ECHR).
“Ne i bëjmë thirrje Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës që të hulumtojë në mënyrë serioze këto shkelje të bëra në qendrat e paraburgimit në Kosovë./gazetametro.net