Loading…

Protesta në ditën e punës: BSPK insiston për pagën minimale |Foto

  • 01/05/2018 | 12:16

Protesta në ditën e punës: BSPK insiston për pagën minimale |Foto

Fotografitë nga Kushtrim Tërnava

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës është organizuar protestë nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes e cilës është kërkuar më shumë të drejta për punëtorët, ndërsa kërkesa kryesore ishte rritja e pagës minimale.


Protestuesit kanë mbajtur në dorë pankarta si, “Duam sigurime shëndetësore”, “Duam siguri dhe shëndet në punë” apo“Qeveri boll mo, zbato ligjet”.

Kryetari i BSPK-së Avni Ajdini ka thënë se sot po protestojnë për t’i dërguar mesazh Qeverisë që të zbatohet Ligji i Punës, të ngritet paga minimale, të ngritet siguria në punë dhe të respektohet Kontrata Kolektive.

Sipas tij paga minimale duhet të bëhet 250 euro e jo që dikush ta ketë pagën 3 mijë euro e dikush 170 euro.

“Ne sot jemi unik jemi së bashku të gjithë punëtorët pavarësisht që nuk ka numër të madh por mesazhi jonë është të zbatohet ligji të ngritet paga minimale, siguria në punë të respektohen kontratat kolektive dhe individuale që ka shkelje masive. Duhet të zbatohet ligji, boll ma”, tha ai.

“Nëse nuk i kërkojmë të drejtat tona ato nuk realizohen. T’i kërkojmë të drejtat tona me ligj. Nuk duam fjalë boshe,  por të realizohen të drejtat tona. Paga minimale duhet të jetë 250 euro. Duhet të bëhet nivelizimi i pagave jo dikush 3 mijë euro e dikush 170 euro. Kjo nuk do të jetë protesta e vetme. Nëse nuk realizohen të drejtat tona do të ketë protesta dhe më masive dhe s’do ta presim 1 Majin”, tha Ajdini.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë