Mijëra qytetarë malazias janë mbledhur në protestën e tretë mbarë popullore të lëvizjes Ima Nas (Jemi Këtu). Ata kërkojnë zhbllokimin e gjykatës kushtetuese dhe zgjedhje parlamentare, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë tubimit mbajtën fjalim disa të ftuar që shumicën e porosive e tyre i patën të drejtuara ndaj kryeministrit teknik, Dritan Abazovic, ku padyshim iu bë me dije se kundërshtojnë anëtarësimin në Ballkanin e Hapur, që e shohin si kthim në kuadër të Serbisë dhe largim nga synimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ishte deputetja e partisë social-demokratëve Draginja Vuksanovic Stankovic që e pati porosinë direkte për kryeministrin e shkarkuar Dritan Abazovic.
“Ballkanin e Hapur mund t’ia lidhësh maces në bisht. Malazezët, serbët, boshnjakët, kroatët, myslimanët, romët…qytetarë malazias. Jemi mjaftueshëm ti themi një Jo të madhe politikës anti-malaziase, anti qytetare, anti evropiane, primitive, nacionaliste, serbomadhe” tha ajo.
Vuksanovic-Stankovic shkoi më tej duke thënë se këto ide nuk do të kalojnë dhe i quajti ata që punojnë “ si shërbëtorë të Vucic me synime dashakeqe të nënshtrimit të Malit të Zi”. Ajo shtoi se nuk ia dolën shërbëtorët e tyre gjatë të 90’va e s’do t’ia dalin as sot në Malin e Zi të pavarur e anëtar të NATO’së./gazetametro.net