Mbi 1500 efektivë policie janë angazhuar gjatë ditës së sotme para kryeministrisë në Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës shqiptare, transmeton Gazeta Metro.
Raportimet në ditët e mëparshme, se elementë kriminalë mund të përfshihen në protestë, për të krijuar destabilitet, kanë rritur angazhimin dhe gatishmërinë e forcave policore.
Gjithashtu raportohet se në ndihmë të policisë së Tiranës, kanë ardhur edhe efektivë të shumtë nga policitë e rretheve.
Anash dhe pas kryeministrisë, janë pozicionuar edhe efektivë të forcave RENEA, të cilët mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorit të Policisë.
Gjithashtu, oficerë të antiterrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi, nga tarracat e institucioneve./gazetametro.net