Është anuluar protesta e qytetarëve serbë të veriut dhe pjesëtarëve të policisë së Kosovës në këtë pjesë të Mitrovicës.
Mësohet se anulimi i protestës është bërë me sugjerim direkt të Beogradit.
Mirret vesh se zyrtarë në Beograd kanë apeluar tek kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, me ç’rast kanë sugjeruar që të mos dalin në protestë.
Protesta ishte paraparë të mbahej kundër ndërrimit të personave në strukturat udhëheqëse në Policinë e Kosovës në veri.