Loading…

Protesta para Konsullatës së Serbisë në New York: Duam drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

  • 30/10/2019 | 08:42

Protesta para Konsullatës së Serbisë në New York: Duam drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Organizata e grave shqiptaro-amerikane kanë protestuar në Manhattan të New Yorkut para Konsullatës së Serbisë, për të kërkuar drejtësi për masakrat dhe gjenocidin e bërë gjatë viteve 1990-1999, shkruan Gazeta Metro.


Ky marsh i përbërë nga komunitetet shqiptare, boshnjake e kroate, i drejtuar nga anëtari i Këshillit Bashkiak në New York, Mark Gjonaj, u kryesua nga gratë trimëresha nga Kosova, të cilat u mbijetuan përdhunimeve, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyrete Tahiri-Sylejmani.

Me thirrjet “Duam drejtësi tani!”, “Turp për Serbinë”, etj, dëgjoheshin zërat e manifestuesve të cilët dolën në përkrahje të këtyre viktimave duke valëvitur flamujt e Shqipërisë, SHBA’së, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë.

Siç shkruan IllyriaPress, pranë trotuarit përballë, mbi një kamion të vogël projektoheshin imazhe me mesazhe nga manifestimi.

”Disa mund të mendojnë se luftrat në Ballkan kanë mbaruar”, është shprehur, Këshilltari Bashkiak, Gjonaj.

”Por për gati 70,000 të mbijetuarat e dhunës seksuale në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, lufta nuk mbaron kurrë. Për ato ajo vazhdon edhe sot e kësaj dite”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë