Loading…

Protesta të dhunshme kundër qeverisë në Bejrut pas shpërthimit të së martës

  • 07/08/2020 | 10:35

Protesta të dhunshme kundër qeverisë në Bejrut pas shpërthimit të së martës

Protestuesit u ballafaquan me policinë libaneze në protestat anit qeverisë në Bejrut mbrëmjen e të enjtes. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji para ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin e dërrmuar libanez, transmeton Gazeta Metro.


Demonstruesit e zemëruar nga shpërthimi tronditës i të martës, që zyrtarët thonë se u shkaktua nga 2750 tonelata nitrat amoni i magazinuar në portin e Bejrutit në kushte të papërshtatshme sigurie që prej 2013’s.

Të shumtë janë ata që pretendojnë se moskujdesi i qeverisë së Libanit shkaktoi shpërthimin, që vrau së paku 137 njerëz dhe plagosi rreth 5 mijë të tjerë.

Shpërthimi shkatërroi qarqe të tëra në kryeqytet, me banesa dhe biznese të kthyera në gërmadha. Fati i dhjetëra njerëzve ende mbetet i panjohur.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka njoftuar se 16 persona janë arrestuar dhe po mbahen si pjesë e një hetimi të njoftuar nga qeveria libaneze këtë javë.

Raportohet se rreth 300 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë mbi kokë në Bejrut dhe se vendi për shkak të shkatërrimit të portit ka probleme me furnizim ushqimi pasi u shkatërrua hyrja kryesore e importeve.

Para kësaj katastrofe Libani ishte në krizë ekonomike dhe kishte vështirësi të përballej me shtimin e rasteve të Covid-19.

Vendi po kalon krizën më të rëndë ekonomike që prej luftës civile të 1975-1990, për shkak të cilës kishte protesta të rregullta kundër qeverisë në rrugë. Për këtë fajësohej organizata terroriste Hezbollah e mbështetur nga Irani, që ka ndikim në Liban e që akuzohet se ka dobësuar rezervat e huaja valutore duke përkrahur Sirinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë