Loading…
Protestat në Beograd gjithnjë e më masovike: ‘Ky është vend për ne, jo për ata që vjedhin’
  • 12/01/2019 | 22:26

Protestat në Beograd gjithnjë e më masovike: ‘Ky është vend për ne, jo për ata që vjedhin’

Pos në kryeqytetin serb, tubime janë mbajtur edhe qytete tjera të Serbisë, si Gornji Milanovac, Pozhegë, Kragujevc e gjetiu, transmeton Gazeta Metro.


Është mbajtu edhe tubimi i gjashtë i qyetarëve dhe opozitës në Beograd kundër pushtetit aktual në Serbi të kryetarit Aleksandar Vucic dhe partisë së tij progresiste.

Mediet e rajonit theksojnë se protestat po bëhen gjithnjë e më masovike, ndërsa këtë hërë, pos në kryeqytetin serb, tubime janë mbajtur edhe qytete tjera të Serbisë, si Gornji Milanovac, Pozhegë, Kragujevc e gjetiu.

“Ky është vend për ne, e jo për hajna, mashtrues, i atyre që vjedhin e rrëmbejnë”, ka thënë në hapje aktori Branislav Trifunovic.

Është bërë e ditur se nga Kraleva qytetarët janë nisur këmbë për në Beograd, për të marrë pjesë në tubimin e protestës më 16 janar, i cili mbahet në përvjetorin e vrasjes së politikanit kosovar, Oliver Ivanovic.

Si edhe më parë, protestuesit kanë ndaluar para Radiotelevizionit të Serbisë, të cilin e akuzojnë se është vënë në shërbim të pushtetit të Vucicit, ndërsa është i mbyllur për opozitën dhe mendimin ndryshe.

Protestuesit, Aleksandar Vucicin e akuzojnë për cenimin e lirisë së medieve dhe shtypjen e opozitës.

Protestat janë nxitur edhe më tepër muajin e kaluar, kur disa persona të dhunshëm e rrahën politikanin e opozitës, Borko Stefanoviq./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë