Loading…

Protestat për rritjen e çmimit të naftës: Irani pranon se ka dhënë urdhër të qëlloj demonstruesit

  • 03/12/2019 | 13:47

Protestat për rritjen e çmimit të naftës: Irani pranon se ka dhënë urdhër të qëlloj demonstruesit

Të paktën 208 njerëz në Iran janë vrarë në mes të protestave për rritjen e çmimit të benzinës, transmeton Gazeta Metro.


Një zyrtar i qeverisë e pranoi duke thënë se policia kanë pasur urdhër që të qëllojnë demonstruesit. Irani nuk ka lëshuar ende ndonjë statistikë mbarëkombëtare për trazirat që kapën Republikën Islamike duke filluar nga 15 nëntori, me çmimet minimalë për benzinë u rritën deri në 50%.

Irani mbylli qasjen në internet mes trazirave, duke bllokuar ata që ndodhen brenda vendit të ndajnë videot dhe informacionet e tyre, si dhe të kufizojnë botën e jashtme për të njohur shkallën e protestave dhe dhunës.

”Ne kemi parë mbi 200 njerëz të vrarë për një kohë shumë të shpejtë, brenda një jave”, tha Mansoureh Mills, një anëtar i Amnesty International.
Ndërkohë, Irani ka filluar të shkel marrëveshjet, me shpresën se do i bëjë presion Evropës për t’i ofruar asaj një mënyrë për të shitur naftë bruto jashtë vendit, pavarësisht sanksioneve të Uashingtonit.

Demonstratat filluan pasi autoritetet ngritën çmimet minimale të benzinës me 50% në 15,000 rial për litër (66 dollarë)./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë