Loading…
Protestë e re në Mal të Zi, kërkojnë dorëheqjen e kryetarit e kryeministrit
  • 23/03/2019 | 22:46

Protestë e re në Mal të Zi, kërkojnë dorëheqjen e kryetarit e kryeministrit

Duke theksuar se në protestën e sontme kanë marrë pjesë 39 deputetë të opozitës në Kuvendin e Malit të Zim irganizatorët kanë shfaqur shpresën se të shtunën e ardhshme do të kenë praltformën e përbashkët për ndryshimin e pushtetit, qeverinë teknike dhe zgjiedhjet e parakohshme, transmeton Gazeta Metro.

Me brohortije “Ne jemi shteti”, pjesëmarrësit e protestës në Podgoricë sërish kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të shtetit Milo Djukanovic dhe kryeministrit Dusko Markovic, si dhe drejtorit të Agjencisë për antikorrupsion Sreten Radonjic. Disa mijëra qytetarë, pasi që janë tubuar në Sheshin e pavarësisëm janë nisur në shëti protestuese deri te ndërtesa e Elektroekonomisë së Malit të Zi dhe Radiotelevizionit të Malit të Zi dhe anasjelltas.

Organizatorët e protestës “Largohu – 97.000” kanë porositur në Podgoricë se protestat janë bazë për ndryshimin e shpqërisë, i cili duhet të fillojë nga rrugët dhe sheshet e qyteteve malazeze, ndërsa në këtë proces ju nevojitet uniteti e bashkëpunimi.

Të përkujtojm se, protesta, e cila po mbahet për të pestën javë me radhe është organizuar nga iniciativa “97.000 largohu”, ndërsa shkas është afera “zarfa” e cila ka të bëjë me donacione të supozuara të dyshimta Partisë demokratike socialiste në pushtet të kryetarit të Malit të Zi Milo Djukanovic.

Opozita i ka mbështetur protestat dhe ka dhënë logjistikën e organizimit, transmeton N1./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë