Loading…

Protestë gjithëpopullore për Haradinajn, fillojnë përgatitjet (Foto)

  • 04/03/2017 | 09:07

Protestë gjithëpopullore për Haradinajn, fillojnë përgatitjet (Foto)

Në Prishtinë, sot në ora 13:00 do të mbahet protestë gjithëpopullore kundër ndalimit për rreth dy muaj në Francë të liderit të AAK’së, dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


Protesta e thirrur në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, do të mbahet në ditën e njejtë, kur në Kosovë për vizitë zyrtare po vjen edhe përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

17148981_10208137201017383_658283801_o

Tanimë kanë filluar edhe përgatitjet e skenës për këtë protestë.

Haradinaj, që mbahet në Francë prej rreth 2 muajsh, pritet të dalë para autoriteteve të një gjykate franceze më 6 prill, ku do të vendoset nëse ai do të ekstradohet në Serbi për gjykim për krime lufte, apo do të lirohet.

17101296_10208137200937381_906328065_o

Ai është ndaluar përmes një urdhërarresti serb të lëshuar në Interpol. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë