Loading…

Protestë gjithëpopullore për Haradinajn

  • 04/03/2017 | 08:16

Protestë gjithëpopullore për Haradinajn

Në Prishtinë sot mbahet protestë gjithëpopullore kundër mbajtjes “peng politik” të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë.


Protesta është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Protesta mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe fillon në ora 13:00.

Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në të gjitha qytetet shqiptare dhe në qytetet e mëdha evropiane, është protestuar për lirimin e ish kryeministrit Haradinaj.

Gjykata franceze në Colmar më 6 prill do të mbajë seancën e radhës ku pritet të vendos rreth kërkesës së Serbisë për ekstradim të Haradinajt atje, nën pretendimin për krime lufte. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë