Loading…

Protestë me 1 prill: Shqiptarët në Amerikë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK’së në Hagë

  • 26/03/2023 | 20:31

Protestë me 1 prill: Shqiptarët në Amerikë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK’së në Hagë

Veprimtari kosovar në SHBA, Uk Lushi, që ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së ka njoftuar shqiptarët e Amerikës do të protestojnë për të kërkuar drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe ish-ushtarët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.


Siç ka njoftuar ai, protesta do të mbahet me 1 prill, derisa ka kërkuar mobilizim për drejtësi.

Përndryshe, platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se më 2 prill kanë organizuar një marsh për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK’së.

Rreth kësaj, shumë organizata kanë shprehur mbështetjen dhe gatishmëri të marrin pjesë.

Pos organizatave, pjesëmarrëse në këtë marsh, do të jetë edhe Ferdonije Qerkezi.

Postimi i plotë i Lushit:

24 vjet nga vrasja e tre amerikanëve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, nga shteti i Serbisë askush në Serbi nuk është gjykuar ndërkaq që në Hagë Gjykata Speciale nuk po punon drejt në gjykimin e themeluesve kryesorë të shtetit të Kosovës.

Më 1 prill shqiptarët e Amerikës do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe liderët e Kosovës në Speciale.

Bashkohu me NE! Mobilizohu për DREJTËSI!

P.S. Ju lutem shpërndajeni këtë lajmërim sa më gjerësisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë