Sot po mbahet një protestë në Colmar të Francës, për të treguar pakënaqësinë me rastin e arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Protesta është organizuar nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Francë, përkrahur edhe nga Shoqata “Lëvizja”. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende te tjera të Evropës, që të shtunën në mesditë të marrin pjesë masovikisht në protestën në përkrahje të Ramush Haradinajt, i arrestuar këtë javë nga autoritetet francezë të drejtësisë.
Qëllimi i protestës është kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit.
Protesta në Colmar të Francës ka nisur para pak minutash, dhe po mbahet në “9 Avenue Raymond Pincare, Colmar”./gazetametro.net