Loading…

Protestë para qeverisë në Mal të Zi, kërkohet largimi i Abazoviqit

  • 19/01/2022 | 23:14

Protestë para qeverisë në Mal të Zi, kërkohet largimi i Abazoviqit

Disa qytetarë në Mal të Zi kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë për të kërkuar largimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq.


Ata i dhanë mbështetje lidershipit aktual të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, shkruan Vijesti.me, njofton Klan Kosova.

Protesta ka zgjatur rreth një orë, ndërsa është paralajmëruar se tubimi do të mbahet nesër në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend në Podgoricë, si dhe në qytetet e tjera.

Njoftimi për tubimin e sotëm është shpërndarë përmes rrjeteve sociale, por nuk dihet se kush është organizatori. Sipas “Vijesti”, tubimi dyshohet se është organizuar nga njerëz të afërt të kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Të grumbulluarit për 15 minuta kanë bllokuar qarkullimin në bulevardin “Stanko Dragojeviq” para Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale.

Më 19 janar, Lëvizja Qytetare Ura, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, dorëzoi në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë.

Ndërkaq, Krivokapiq ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm, Dritan Abazoviq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë