Loading…

Protestojnë infermierët që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, MSH’ja nuk ua vazhdon kontratat

  • 18/06/2021 | 10:30

Protestojnë infermierët që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, MSH’ja nuk ua vazhdon kontratat

Rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, kanë protestuar para Klinikës Infektive


Atyre nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria vitin e kaluar kishte punësuar rreth 360 infermierë për stafin mjekësor të spitaleve dhe klinikave Covid.

Infermierja Arlinda Hadri, tha se nuk ka qenë e drejtë mosvazhdimi i kontratës pasi sipas saj, kanë qenë pranë pacientëve në ditët më të vështira.

“Nuk kemi marrë shtesa asnjëherë duke pasur parasysh se kjo ishte një situatë e vështirë dhe kurrë nuk ju kemi bërë presion, ne nuk kërkojmë asgjë përveç vazhdimit të kontratave ashtu siç patën nevojë për neve”, deklaroi ajo.

“Na erdh një e-mail që nuk ka fonde për me ju vazhduar kontrata. 422 infermierë të rijnë janë punësuar e si ka mundësi që për ata pat fonde e për neve jo, qysh munden me na siguruar që kanë me na punësuar. Nuk mu ka dok mënyra e drejtë e lajmërimit”, tha ajo.

Tutje ajo tha se me këto paga kanë ushqyer familjarët e tyre, duke shtuar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave.

Fitim Havolli, nga Sindikata e Infermierëve tha se ka dalë në përkrahje të këtyre infermierëve pasi sipas tij, është e padrejtë ajo që po u bëhet këtyre punëtorëve shëndetësorë, raporton EO.

“Këta kanë qenë një ndihmë e madhe për të gjithë klinikat sidomos me gjendjen pandemike, këta në moshë shumë të re qëndruan afër dhe na ndihmuan”, tha Havolli.

Në këtë protestë u.d i drejtorit të Klinikës Infektive Arben Vishaj, shkurtimisht u tha infermierëve që të mos bien pre e interesave personale, por që të mbrojnë drejtat e tyre, pasi sipas tij, puna e tyre ka qenë e shenjtë dhe shumë me vlerë.

Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë