Loading…

Protestojnë punëtorët e KEK’ut: Kërkojnë të hiqen nga Ligji i Pagave

  • 12/09/2019 | 13:18

Protestojnë punëtorët e KEK’ut: Kërkojnë të hiqen nga Ligji i Pagave

Punëtorët e KEK’ut kanë organizuar protestë kundër diskriminimit ndaj tyre, ku po  kërkojnë të hiqen nga Ligji i Pagave, shkruan Gazeta Metro.


Protesta u mbajt para Termocentralit Kosova A nga ku u kërkua edhe rivitalizimi i këtij termocentrali.

Përmes protestës punëtorët e KEK po kërkojnë të largohen nga Ligji i Pagave i cili u votua muaj më parë në Kuvendin e Kosovës dhe i cili pritet të hyjë në fuqi nga dhjetori.

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Sindikatës së Re të KEK, Selatin Sadiku, tha se përfshirja e punëtorëve të KEK-ut në Ligjin e Pagave i ulë pagat e punëtorëve të kësaj korporate nga 21 deri 50 për qind.Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të largojnë nga ky ligj këta punëtorë në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta dhe radikalizim të situatës.

Nënkryetari i Shoqatës Sindikale të Termocentralit Kosova A, Haxhi Kastrati, tha se ata duhet të largohen nga ky ligj pasi nuk janë të barabartë me shërbyesit civil.Teksa ka kërkuar rivitalizimin e Termocentralit Kosova A, Kastrati tha se ky termocentral i ka tejkaluar pritshmëritë e prodhimit./kp./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë