Loading…

Protestuesit hedhin në Lanë deputetin e PD, Klevis Balliu

  • 16/10/2026 | 21:23

Protestuesit hedhin në Lanë deputetin e PD, Klevis Balliu

Në natën e katërt të protestës në Tiranë, deputeti i PD-së, Klevis Balliu,  është marrë në krahë nga një grup protestuesish dhe është hedhur në lumin e Lanës.


Për t’i shpëtuar dhunës, Balliu Junior e ka çarë Lanën tejpërtej me këmbë dhe është ngjitur në anën tjetër të saj. Në video dëgjohen protestuesit që i thonë: “Ku shkon, ore?”, duke menduar se do të përpiqej të dilte sërish nga ana ku e kishin hedhur.

Siç dihet, dy ditë më parë, Balliu udhëzonte protestuesit të digjnin Ministrinë e Arsimit. Kjo shkaktoi shumë zemërim tek protestuesit e tjerë, të cilët u ndien të përdorur prej tij. Sulmi ndaj tij sot duket se është çështje e rivalitetit të brendshëm në protestë, pse jo edhe në PD.

Në video ai shihet duke dalë me vështirësi nga uji.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë