Loading…

Protestuesit irakianë shqyejnë pllakatet e Ajetollah Khomeini dhe Hezbollah në ‘Ditën e Jerusalemit’

  • 23/05/2020 | 13:37

Protestuesit irakianë shqyejnë pllakatet e Ajetollah Khomeini dhe Hezbollah në ‘Ditën e Jerusalemit’

Afishet përfshinin edhe imazhet e liderët iranianë dhe grupeve por iraniane, si Hezbollah dhe liderit të këtij grupi terrorist Hassan Nasrallah, transmeton Gazeta Metro.


Protestuesit irakianë u panë në xhirime gjatë protestave në krahinën Diyala duke shqyer pllakate propaganduese iraniane që ishin vendosur nga grupe por iraniane për ‘Ditën e Quds’. Afishet së pari ishin vendosur me 21 maj.

Para protestave organizata e mbështetur nga Irani Saraya al-Khorasani që është implikuar në vrasjen e protestuesve irakianë, mbajti një marsh për Ditën e Quds në provincën Diyala.

Protestuesit raportohet se janë mbledhur në qytetin Baqubah, që është kryeqyteti i provincës Diyala, dhe i shqyen këto pllakate. Qyteti gjendet 70 km në veri të kryeqytetit të Irakut, Bagdad. Pllakatet përmbanin imazhe të liderëve të grupeve pro regjimit fanatik të Iranit, si grupit terrorist Hezbollah dhe liderit, Hassan Nasrallah. Ata janë pjesë e zakonshme e ikonografisë që është përhapur në Irak viteve të fundit.

Këshilli i qytetit Baqubah refuzoi të vendoste afishet pro Iranit dhe kishte mosmarrëveshje rreth tyre, që ka mundësi të ketë nxitur protestat. Ka tregime të ndryshme dhe kundërthënëse rreth asaj se kush i kishte vendosur pllakatet. Afishet shfaqnin pamjet e Jerusalemit dhe liderëve të mbështetur nga Irani të grupeve terroriste si Houthi dhe Hezbollah. Imazhet shiheshin si provokim në qytet.

Irani ka provuar të shfrytëzoj Irakun si rrugë tranzitore për armatosjen e regjimit të al-Assad në Sirir dhe Hezbollah që i janë bashkangjitur luftës civile në krahun e Assad. Anëtarë të Hezbollah kanë kaluar në Irak. Gjenerali i Brigadës Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Qassem Soleimani, u vra në Bagdad nga një sulm ajror i SHBA’së. Ai ishte koordinator shumë i respektuar nga grupet pro iraniane në Irak, Siri dhe Liban./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë