Loading…

Protestuesit në Shkup sulmojnë dy gazetarë (Foto)

  • 28/02/2017 | 21:12

Protestuesit në Shkup sulmojnë dy gazetarë (Foto)

Dy gazetarë janë sulmuar rëndë nga protestuesit para Parlamentit të Maqedonisë. Protestat po zhvillohen nga grupi i quajtur “Për Maqedoninë e bashkuar”.


Gazetarët e portalit A1on gjenden në spital pas goditjeve nga protestuesit.

Atyre gjithashtu u është thyer kamera dhe mjetet tjera të punës.

gazetari-637x358

Protesta e këtij grupi po zhvillohet në dy ditët e fundit kundër përpjekjeve për zyrtarizimin e përdorimit të gjuhës shqipe ligjërisht në Maqedoni.

Protesta është përkrahur nga VMRO – DPMNE, që tashmë ka humbur mandatin për formim të qeverisë.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të hënën i ka dorëzuar Presidentit nënshkrimet për krijimin e Qeverisë, derisa në koalicion do të jenë edhe partitë shqiptare BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët, që thonë se tashmë kanë harmonizuar qëndrimet rreth ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë